Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia mjekun Nazmi Metaliu dhe imazheristin Astrit Mansaku që u arrestuan dy ditë më parë me akuzën e korrupsionit.

Në seancën e së shtunës, gjykata caktoi masën e pezullimit nga detyra me afat 3 muaj për Metaliun e Mansakun.  Ata akuzohen se iu merrnin pacientëvëe deri në 6 mijë lekë të reja për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit.

Referuar dosjes hetimore që  ABC e disponon, kallëzimi është bërë nga një qytetar që mjekët I kanë kërkuar para dhe më pas kësaj ka bashkëpunuar me policië për të dokumentuar korrupsionin. Nga hetimet ka rezultuar se, Metalia  shfaqet teksa bisedon me pacientin ku i tregon se zakonisht marrin rryshfet për të kryer skanerin deri në 12500 lekë të reja, por atij do t’i bënte nder dhe skaneri do të kryhej kundrejt një shume prej 6000 të reja.

Ditën e arrestimit, Metalia e Mansaku morën  një tjetër shumë parash për të shmangur procedurat e skanerit por më pas përfunduan në prangat e policisë.  Pas arrestimit ata u vendosën në përgjim në ambientet e paraburgimit në drejtorinë e Tiranës ku shprehen të tradhëtuar nga pacientët që kanë denoncuar rastin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re