Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e arrestit në burg për 18-vjeçarin, Kasëm Miha, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Më 12 gusht policia ka prangosur dy shtetas Rigert Çela dhe Kasëm Miha të cilët ishin duke kullotur bagëtinë ndërsa pranë kësaj zone është evidentuar një parcelë me 200 bimë kanabis.

Tashmë kjo Gjykatë me këtë vendim i pret studimet e larta 18-vjeçarit, ndërsa babai i të riut shpërtheu në lot pasi pretendon se djali i tij është ndaluar pa asnjë provë.

“Djali më ndroi mua si prind. Kur mora vesh që djalin e kanë arrestuar, do vish në Gjirokastër për një verifikim dhe më pas e arrestuan. Policia ia ndërpreu në mes ëndrrën djalit të cilit i kishte dalë edhe shkolla e lartë por e prenë në besë (qan). Kanabis në fshatin e quajtur Labovë kishte mbi 5 muaj e hedhur në tokë kjo për shkak të zhvillimit që ka pasur. Unë kam marrë vërtetim edhe nga shkolla e mesme në Gjirokastër që djali para 5 muaj sfrekuetonte shkollën dhe nuk është marrë me atë punë, por shkonte në shkollë. Deri në 15 qershor djali ka mbaruar shkollën ishte maturant, dhe ka fituar shkollën në Tiranë”, flet babai i 18-vjeçarit.

“Quhetm Irfan Çela nga fshati Labovë, në 12 gusht ma arrestuan djalin. Ne kemi marrë një toka më qera për kullotjen e bagëtive. Unë e kam emrin në kontratë por më është arrestuar djali së bashku me një shok të tij 18-vjeçar duke i prerë ëndrrën e studimeve. Dy djemtë tanë na zëvendësuan ne me bagëtitë për nevojat tona ne u kthyem në fshat. Çunat nuk kanë bërë asgjë dhe janë të pafajshëm. Ne duam drejtësi dhe nuk do ta lëmë me kaq. Në 8 të darkës çunat janë arrestuar i morën fillimisht për verifikim duke na lënë bagëtinë në pyll duke i marë cunat pa të drejtë”, u shpreh babai i djalit tjetër të arrestuar.

Prokuror i çështjes është Adnan Hoxha dhe gjyqtare Blerta Çibuku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re