Disa punëtorë në një kompani në Fier janë asfiksuar në ambinetet e punës. Pas ngajrjes ka reaguar edhe policia, e cila njofton se 7-të prej tyre pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë dërguar në shtëpi.

Ndërkohë në spital ndodhet ende një punonëjse që vijon të marrë ndoihmë mjekësore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :Related Posts

Njoftimi:

Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re