Afro 300 mijë bimë narkotike janë asgjësuar nga policia në bashkëpunim me Gurdia Di Finanza gjatë vitit 2023 në të gjithë Shqipërinë. Shifrat u bënë pulbike nga ministri Taulant Balla në një takim me përfaqësuesit e strukturës së lartë italiane dhe zyrtarëve të policisë.

Ministri tha se gjatë këtyre muajve janë goditur qindra raste lidhur me drogën.

Janë 662 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike, nga të cilat 549 janë raste kultivimi e 113 procedime proaktive, duka asgjësuar pothuajse 300 mijë bimë narkotike në zonat më problematike të vendit. Janë kryer 184 mijë kontrolle dhe janë mbi 346 mijë orë shërbimi të strukturave të Policisë së Shtetit.

Balla shtoi se vitin tjetër, përdorimi i teknologjisë dhe i dronëve Bajraktar do të ndikojë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Pa dyshim, teknologjia, është ajo që ka shërbyer më së miri, jo vetëm pjesa që lidhet me kontrollin ajror nga Guardia di Finanza, e cila qëndron në thelbin e suksesit, por edhe përdorimi i dronëve. Vitin e ardhshëm ne do të kemi mundësi të bëjmë edhe fotografimet, qoftë me satelit, por qoftë edhe me dronët “Bayraktar”, në mënyrë që të gjitha këto të rrisim sa më shumë kontrollin e të gjithë territorit.

Përfaqësuesit e Gurdia di Finanza dhe Balla vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve kundër paligjshmërisë duke nwnvizuar se në 16 operacione që Italia ka jashtë vendit të saj, 14 i ka në bashkëpunim me palën shqiptare//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re