Pak ditë më parë, këngetari Ermal Fejzullahu, u bë prind për herë të katërt me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Ana. Ermali dhe Ariana publikuan menjëherë foto të vogëlushes duke mos e fshehur aspak nga publiku dhe më pas i bënë një pritje përrallore në shtëpi.

Ardhja e saj në jetë e ka kompletuar familjen Fejzullahu dhe ka lumturuar së tepërmi cdo anëtar të saj. Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, përpara se Ana të lindte, ishte i ftuar në emisionin “Sonte” në T7. Ai zbuloi i pari emrin që kishin menduar për vogëlushen si dhe rrëfeu që po priste me padurim të bëhej gjysh sërish.

Tani që Ana erdhi në jetë, Sabriu nuk ka hezituar të postojë një foto familjes ku shfaqet Ermali, Ariana dhe katër fëmijët e tyre. “O Zot i madh sa të lumtur jemi Nera e unë me juve. Mirë se na erdhe në jetë o shpirti ynë Ana! Qofsh e lumtur përjetë!”, ka shkruar këngëtari krahas fotos duke shprehur gjithë lumturinë e ndjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re