Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë i ftuar analisti Plator Nesturi, I cili u ndal tek vizita e komisionerit Oliver Varhelyi në Tiranë.

Ai tha se Shqipëria ka bërë detyrat e saj sa i përket anëtarësimit ndërsa shtoi se është i treit vit e mos më shumë që mbahemi peng nga Maqedonia e Veriut për të hyrë në familjen e madhe europiane.

Nesturi: Ka një vëmendje të shtuar, sidomos në situatën që kalon rajoni, u bë i treti vit që mbahemi peng per ceshtje e emrit te Maqedonise dhe realisht na ka penguar, është kërkuar ndarja e dy shteteve, kjo nuk është në dorën tonë por të procedurave.

Së paku njihet një lloj progresi dhe detyrimi për këto dy vende dhe Shqipëria ka bërë detyrat e saj për anëtarësimin, ne duhet të ndihemi të qetë por jemi të paqetë se kalojnë vitet se kjo procedurë nuk ka nisur prej vitesh.

Aspekti i korrupsioni është kyc. Kemi të bëjmë me një situatë kur tashmë duke marrë parasysh cfarë ka ndodhur në Shqipëri, kemi ca situata të tjera.  Zhvillimet  e reja në opozitë sjellin vëmendje më të shtuar të SHBA në Shqipëri. Para pak kohësh doli raporti i DASH, që për korrupsionin kishte probleme, që janë ende aktive,.

Presion nga komisoneri? Nuk ka presion, vëmendja dhe ardhja e komisionerit për te qetësuar pakënaqësitë që ka sjell kjo vonesë dhe burokraci e Brukselit për avancimin e Ballkanit Perëendimor drejt instacave të BE.

Duket sikur BE po tallet me këto vende dhe ai e përgënjeshtroi. Vetoja e Bullgarisë, ka penalizuar edhe Shqipërinë. Kemi një bllokim të proceduarve. BE ka investuar në cështjen e investimeve për vendet e Ballkanit Perrëndimor.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re