Një ditë pas letrës së presidentit të vendit, Ilir Meta, për informacion drejtuar kryeministrit të vendit dhe institucioneve, lidhur me një paralajmërim të dhënë nga sizmiologu grek për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë rajonin me pasoja shkatërruese, reagoi me një deklaratë për mediat këshilltari i Presidentit, Bahri Shaqiri.

Këshilltari i Presidentit për Sigurinë, në një konferencë për mediat duke sqaruar letrën e Ilir Metës për qeverinë.

Në një deklarata nga presidenca, ai theksoi se letra e presidentit erdhi pas shqetësimit të ngritur e pasqyruar nga një sërë mediash fqinje, lidhur me parashikimin e bërë për tërmet.

Shaqiri tha se dje letra e drejtuar Ramës lidhet me masat që shteti ka marrë për parandalimin e fatkeqësive natyrore.

“Tërmeti i Korçës ishte arsye e mjaftueshme që presidenti të kërkonte informacion nga Qeveria për masat e marra” – tha ai ndër të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re