Kreu i PD në Kamëz, Flamur Hoxha në një deklaratë për mediat i bën apel Prokurorisë që të hetojë për shembjen e shkollës “Hillari Klinton”.

Ai shprehet se 4-5 muaj pasi në këtë shkollë nxënësit vijonin mësimin, u bë edhe shembja e saj, që për kreun e PD-së në Kamëz është bërë për të përfituar tender.

“Në këtë shkollë kemi rrënoja, pasi janë zhvilluar 4-5 muaj shkollë, brenda natës kjo është rrënuar.

Kjo është bërë për një qëllim të vetëm, për përfitim të tenderit.

Ne nuk jemi kundër ndërtimit të shkollave. Uroj që shumë shpejt gjërat të ndryshojnë dhe fëmijët të arsimohen si edhet ë krijojnë një jetë me dinjitet”, u shpreh Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re