Analisti Fatos Lubonja është shprehur se arrestimi i kryetarit në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është bërë vetëm për të qetësuar Greqinë, për t’i treguar se në vendin tonë funksionin drejtësia.

Sipas Lubonjës, SPAK nuk i ka shkuar deri në fund mekanizmit. Ai thotë se nëse Prokuroria e Posaçme do të kërkonte drejtësi të plotë, Rama duhet të ketë frikë.

 “Ne nuk dimë nëse veprimi i SPAK është i pavarur apo SPAK vepron sërish me regji. Unë mendoj se Goro u arrestua më së shumti për të provuar që këtu vepron drejtësia dhe drejtësia vepron edhe me Jorgo Goron. Pra, për të qetësuar Greqinë, për t’i dhënë një argument shtetit grek. Dyshimet sërish janë se SPAK vepron me regji të Ramës. I vetmi që ka garaci dhe mbështetje të kryeministrit është Artan Gaçi.

Ndërkohë, që Sali Berisha u arrestua vetëm pse ka ndryshuar një ligj. Nuk shikoj që SPAK të veprojë kështu edhe në këtë rast, ka prangosur vetëm Goron, nuk shkon tek ata që ndryshojnë ligjet. SPAK nuk i ka shkuar mekanizmit deri në fund. Nëse SPAK do të kërkonte drejtësinë e plotë, Rama duhet të ketë frikë. Por, kemi arrestimin e Goros për të argumentuar “agresionin” e Greqisë. Unë besoj se drejtësia është e kontrolluar dhe jo e pavarur”, u shpreh Lubonja në një lidhje live me studion e lajmeve në News24.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaçi, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

SPAK e akuzon Goron se ka shpërdoruar detyrën në dy episode, në të parin duke shmangur Këshillin e Qarkut për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij, toka u regjistrua në Kadastër në kundërshtim me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaci, me një vlerë relativisht të ulët krahasimisht me tregun.

Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumenteve false e për këtë, ai është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Kryebashhkiaku në detyrë i Himarës akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë, që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshortit të Olta Xhaçkës. Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjësinë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës.

Goro ka deklaruar para prokurorëve, se thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni drejtuar Kadastrës së Vlorës pas përpilimit të dokumentacionit nga drejtoria përkatëse. Por sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikuara pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrimin e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”.

Prokuroria thotë më tej së ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5080 metra katrorë duke ia mbivendosur atë një pasurie toke shtet.

Jerasimo Bashi dhe Stavri Mëhilli nuk janë gjetur ende nga policia, ndaj masat e sigurisë për ta nuk janë ekzekutuar.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re