Skip to content

U bë pjesë e qeverisë Rama si zëvendës ministër i Financave, del dokumenti që tregon përse e shkarkoi Basha në 2019

 

Emërimi i Besart Kadisë si zëvendës ministri i Financave ka shkaktuar reagime të shumta pasi më parë ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike si dhe ish-sekretar në këtë parti për sipërmarrjen e lirë.

Në një dokument që mban firmën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, rezulton se Kadia është shkarkuar nga Basha që prej 5 Nëntorit të vitit 2019 pasi ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”.

Që prej asaj kohe, Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen pas ii është hequr e drejta për tu zgjedhur në strukturat e PD.

https://cms.newsbomb.al/media/images/2020/11/11/WhatsApp-Image-2020-11-11-at-20.35.35.jpeg