Një emigrant shqiptar, tashmë me pasaportë italiane, ka krijuar aplikacionin qe quhet ‘Çaj mali’ për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve në Itali.

“Doja të krijoja një mjet të thjeshtë për t’u përdorur dhe i përballueshëm nga të gjithë ata që duan të integrohen dhe u duhet të përballen me një burokraci të ngadaltë dhe të rëndë”, i tha ai gazetës ‘Il sole 24 ore’.

Ermir Lushnjari është 35 vjeçar dhe ka 20 vjet në Itali, ku ka ardhur me skaf. Në vitin 2011 ai mori nënshtetësinë italiane. Ai punon si avokat në Verbania.

Aplikacioni i tij ‘çaj mali’, frymëzuar nga një çaj shumë i pëlqyer në vendin e tij, një vit pas publikimit ka mijëra përdorues nga mbi 70 vende të botës.

Ka qenë përvoja e tij me burokracinë italiane që e shtyu te ideja e aplikacionit, në mënyrë që të ndihmonte të tjerët që, si ai do të përballeshin me të ‘njëjtën makineri’.

Aplikacionin mund ta gjeni ne App Store dhe Google Play duke kerkuar Caj Mali

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re