Dëshmia e kryeministrit, Edi Rama në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve po zhvillohet me debate dhe tone të larta.

Rama tha se ndihet në ankth sa herë që Jorida Tabaku i përmend 430 milion euroshin e aferës së inceneratorëve , duke i kërkuar Komisionit  Hetimor të heqë dorë nga 430 milion euroshi.

Pjesë nga debati:

Rama: U bë si Big Brother kjo seancë. Besoj se nëse dini të gërmoni në bashkinë e Tiranës do gjeni shkresa të kohës tuaj edhe të miat. A do dëgjoni tani se m’u bëtë si Fevzim Fevziu që pyet dhe rri në telefon.

Me sa pashë Kryetari i bashkisë nuk ka marrë angazhim financiar për projektin, ai ka shprehur opinionin e tij pozitiv për këtë projekt. Nëse keni shkresën që kryetari i bashkisë angazhon fonde atërherë jeni në temë tjetër. Me letra merruni me njër- tjetrën. Tani  ose lekët i ka marrë organiztata kriminale, ose është bërë hajgare me popullin shqiptar.

Ku janë 430 mln lekë? Kryetari i Bashkisë që çon letër dhe angazhon fonde pa këshill bashkiak është shkelje.

Tabaku: Për paratë e angazhuara dhe për të drejta që i lindin koncesionarin për të zbatuar këto të drejta 30 vite.

Rama: Çfarë llogarie po bën tani?

Tabaku: 24.7 mln euro kontrata koncesiomare e Elbasanit me tvsh, në total 430 mln euro. Kjo shtuar të drejtën për të shitur energjinë, skrapin dhe të drejtën ekskluzive në qytetet e tjera e bëjnë shumë më shumë se 430 mln euro. Këto kompani paguajnë veten, bëjnë projekte me vlerën  gjysmë reale. Janë para që do dalin nga buxheti i shtetit. 100 mln euro janë paguar nga buxheti i shtetit.

Besoj se në provat që ne kemi në komision, besoj që shteti shqiptar duhet të marrë masa dhe mos i paguaj kontratat e koncesionarëve. Duhet të kishte ndaluar menjëherë pagimi i kërre pagesave. Ka ndodhur e buxhetin e shtetit me shkelje. A duhet t’i ndalojë shteti pagesat për këto kontrata?

Rama: Jam i keqardhur që  jeni bërë në pozicion me zë dhe me figurë kësaj çmendurie që do ishte normale për Bashën dhe jo  për një profesioniste si ju. Kur një forcë politike bën këtë karshllëk dhe zhvillon proces numërimi me 2 mijë vende dhe miraton  një votim me 5 mijë vota, që atëherë të gjitha shifrat e tjera janë të diskutueshme dhe nëse janë të vërteta.

Ky është niveli më i lartë i paturpësisë i politikës shqiptare. Juve nuk duhet t’iu zërë gjumi natën për hilen dhe poshtërsinë që po i bëni popullit shqiptar.  Për pyetjen do ju thosha që Mos ma përmend mua më 430 mln se më duket se më ke sjellë 5  mijë delegatët që të më shpallin non grata. Hiqni dorë nga 430 milionshi. Zëri im është shumë gomaresk në krahasim  me zërin tuaj melodioz.  Kam ankth sikur më kanë ardhur 5 mijë delegatë këtu brenda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re