Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Fier-Cakran, ku një 59-vjeçar, i cili ishte nën efektin e alkoolit po drejtonte bicikletën. Ai është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të rënda.

59-vjeçari i identifikuar me inicialet G.H., është dërguar me urgjencë në spital ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak: Sot rreth orës 21:20, në aksin rrugor Fier-Cakran, shtetasi G. H., 59 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar biçikletën nën efektin e alkolit, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re