Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste të bërë me gazetarin Enkel Demi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” diskutoi një sërë çështjesh sociale, ekonomike dhe politike që e shqetësojnë vendin në këtë kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi.

I vënë në siklet jo pak herë nga gazetari Demi, Rama gjatë intervistës ka treguar se nuk heq dorë nga ligji anti-shpifje duke thënë se “sa pak në media mund të gjesh të vërteta dhe sa shumë mund të gjesh deformime. Ai ligj ka lidhje shumë pak ose me aspak me shumëçka që është thënë mbi atë ligj në media.”

Po ashtu, kreu i qeverisë ka treguar se vendimet në këtë kohë pandemie nuk i merr vetë por ka një komitet ekspertësh që vendosin pas diskutimeve të shumta. Megjithatë, kreu i qeverisë refuzoi të jepte emra konkretë sa i përket anëtarëve të këtij komiteti.

Kryeministri u gjet gjithashtu i papërgatitur kur u pyet se pse mjekët e kthyer nga Italia u karantinuan në shtëpi ndërsa qytetarëve të ardhur nga jashtë u duhet që të karantinohen në hotele.

Gjatë intervistës, u fol gjithashtu për paketat ekonomike, për normalitetin e ri, që sipas Ramës do të vazhdojë deri në daljen e vaksinës për koronavirusin ndërsa një sërë pyetjesh që kanë të bëjnë me specifikisht me Covid-19, kryeministri iu përgjigj shkurt duke thënë se “nuk ishte ekspert apo epidemiolog.”

Por, veç pyetjeve të shumta që iu bënë gjatë programit në Abc News, kryeministri ka marrë shumë pyetje të tjera të bëra nga shqiptarët në videon e intervistës në Facebook.

Disa prej tyre Rama u është përgjigjur si më poshtë:

 

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re