Mbrëmjen e sotme është publikuar një foto e vitit 2011 ku të ndjerët Santiago Malko dhe Erigers Mihasi shihen në shoqerinë e njëri-tjetrit.

Fotoja është publikuar në emisionin “Shënjestër”, dhe është siguruar nga gazetari Eni Ferhati.

“Erigers Mihasi në shoqerinë e Santiago Malkos ë vitin 2011. Kjo është foto nga dosja hetimore. Erigers Mihasi është një person që është arrestuar nga Policia,” tha gazetari Eni Ferhati.

Erigers Mihasi njihej edhe si miku i Santiago Malkos. Ish-policit të ekzekutuar, më 28 gusht 2019, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Mihasi e konsideronte Santiago Malkon si vëllain e tij. Informacionet thonë se ai u betua se do të merrte hak për vrasjen e tij.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re