Pas përreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë, te makinës nga zjarrfikësit për të nxjerrë të riun e identifikuar me inicialet M. Ç.

Ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga automjeti që drejtonte e të cilin e përplasi pranë një karburanti mbrëmjen e sotme në Durrës.

Policia njoftoi se, ky shtetas, 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Burime konfirmojnë se të rinjtë ishin nisur në drejtim të një lokali në Tirane.

LEXO EDHE: Aksident me disa të lënduar në Durrës, makina bëhet copë-copë pas përplasjes me karburantin

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re