Rihapet pas më shumë se 15 orësh Rruga e Arbrit, pasi u shemb një masiv dheu.

 

Mjetet e firmës kontraktore kanë larguar sasinë e dherave të rrëshqitura nga faqja e malit në Bypass-in e Murrizit, vetëm pak metra nga hyrja e tunelit.

 

Edhe pse dheu u largua në orët e vona të mbrëmjes, firma kontraktore dhe policia nuk lejuan kalimin e mjeteve gjatë natës për arsye sigurie, pasi kishte ende rrëshqitje, duke i detyruar drejtuesit e mjeteve të përshkojnë aksin e vjetër nga Burreli.

 

Ditën e sotme pas një kalimi të fadromave, kontraktori ka vendosur që të lejojë kalimin e mjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re