ARRSH ka bërë të mundur hapjen e rrugës Bogë-Theth në Qafen e Thorës.

Rruga u bllokua një ditë më parë si pasojë e rënies së orteqeve, çka rrezikonte edhe jetën e punonjësve të firmës kontraktuese, ndërkohë mbeten të bllokuar edhe disa turistë.

Kështu, pas disa orësh, këtë të hënë u bë e mundur hapja e këtij segmenti rrugor.

Ndërkohë, ky vit mund të konsiderohet një vit ndryshe për këtë segment rrugor, i cili për herë të parë u bë i mundur të qendronte i hapur edhe gjatë stinës së dimrit, ndryshe nga vitet e kaluara kur qëndronte për muaj të tërë i bllokuar, duke krijuar probleme edhe për banorët e zonës.

Ulja e temperaturave në veri të vendit ka bërë që në zonat malore të rikthehen reshjet e dëborës, edhe pse jemi në stinën e pranverës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re