Dy turistë nga Kosova, të bllokuar në Grykën e Motinës janë shpëtuar nga policia.

Dy alpinistët 35 vjeç dhe 47 vjeç, banues në Kosovë mbetën të bllokuar për disa orë.

Pas kërkimeve intensive, shërbimet e policisë i kanë gjetur turistët në një terren të vështirë në Grykën e Motinës.

Policia thotë se dy turistët kosovarë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re