Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, ku gjendet nën kujdesin e infermierëve foshnja e porsalindur e cila u gjet e braktisur paraditen e sotme ( 08 Nëntor) në një bodrum në zonën e Yzberishtit.

Ministrja u informua nga mjekët e spitalit lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Ndërkohë, mësohet se ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre gjendja e vogëlushit vijon të paraqitet tepër e rëndë si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermi.

Pasi u reanimua intensivisht dhe u intubua dhe me masazh kardiak, shfaqi shenja jete, por reagime të dobëta.

Megjithatë, mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re