Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, aktualisht deputete e Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë publikisht pasi i vendos në një vend jo fitues në garën e qarkut të Tiranës më 25 prillit.

Mimi Kodheli një ditë më parë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS, ka shprehur pakënaqësi për këtë pozicion në të cilin është vendosur në qarkun e Tiranës.

Ditën e sotme ajo ka theksuar se pas 2 dekadash në politike ka pranuar sfidën për të garuar në Tiranë në pozicionin në të cilin e ka caktuar kryetari i PS.

“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës.

Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë!”, shkruan Kodheli.

Një ditë më parë gjatë debatit të zhvilluar në mbledhjen e kryesisë së PS, Mimi Kodheli ka theksuar se ajo edhe po të garonte në vendin kush e kishin vendosur, ajo nuk e fitonte dot mandatin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re