Krerët e partive aleate të PD-së kanë mbërritur në zyrën e Lulzim Bashës ku po bisedojnë lidhur me qëndrimet që do të mbajnë ditën e nesërme me presidentin Ilir Meta.

Nga ana tjetër, mësohet se në këtë takim do të diskutohet edhe për reformën zgjedhore ku disa ekspertë do të prezantojnë sugjerimet e tyre për votimin dhe numërimin elektronik.

Në zyrën e Lulzim Bashës ka mbërritur edhe delegacioni i OSBE-së, por ndryshe nga sa ndodhi në Presdidencë ku ambasadori Bernd Borchardt nuk u lejua të futej në zyrën e Metës, diplomati është parë të futet mbrëmjen e sotme në zyrën e Bashës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re