Komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters ditën e sotme mori medaljen e “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, e cila iu dorëzua nga kryeministri, Edi Rama në një konferencë për mediat.

Wolters u shpreh i prekur lidhur me vlerësimin e bërë duke thënë se ishte hera e vetme që ishte ndjerë kaq i mallëngjyer ndërsa tregoi edhe për një pikturë të bërë dhuratë nga Rama. Ndërkohë në konferencë mori pjesë edhe ambasadorje amerikane, Yuri Kim.

‘Kurrë në jetën time të shkurtër nuk kam qenë kaq I mallëngjyer. Për mua kjo është mbledhja e nje jete. Dua ta nis duke folur për kombin tuaj, për të pasqyruar vlerat tuaja. Shqipëria është vëllai i madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vendet e tjera kur zgjohen në mëngjes shohin vendin tuaj që më pas të kenë ku të drejtohen. Nga 2016 e deri më tani, Shqipëria ka përparuar.

Më duhet të ndaj një histori me kryeministrin, më ka dhënë një prej dhuratave që unë do e kujtoj gjithë jetën. Në zyrën time kanë parë një pikturë, ajo vjen nga një historia e mrekullueshme me kryeministrin. Ne do kemi edhe 100 vite të tjera edhe më entuziaste sesa 100 vitet e para të marrëdhënies amerikano-shqiptare’-tha Wolters.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re