I delelguari i qeverisë në Shkodër, për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit Besfort Lamallari ka firmosur vendimin për masat e reja që paralajmëroi pak ditë më parë në studion e Abc News.

Në vendim thuhet se  tregu i Zdrales do të qëndrojë i mbyllur deri në fund të gjendjes së fatkeqësisë natyrore (23 qershor 2020), ndërsa duhet gjetur mundësia për hapjen e një tregu alternativ.

Gjithashtu ai ka kërkuar që tregu i Dobraçit të ndërmarrë masa higjeno-sanitare, jo vetëm për produktet por edhe për klientët.

Masat e firmosura nga Lamallari

– Në kuadër të zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore me VKM Nr.312, datë 18.4.2020 për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave “Për Shpalljen e Gjendjes se Fatkeqësisë Natyrore”, veprimtaria tregtare në Tregun Zdrale do të vazhdojë të jetë e pezulluar deri në datën 23.6.2020, për tregtarët e produkteve bujqësore.

– Prioritet gjetja dhe vënia në funksionim i një tregu alternativ, sipas standardeve të nevojshme.

Tregu i shitjes me shumicë Fruta Perime, Dobraç të marrë masa për rritjen e parametrave higjeno-sanitare (dezinfektimi, sinjalistika, distanca e nevojshme). 

Shkodra është qyteti i dytë më i prekur nga koronavirusi në Shqipëri, duke ardhur pas Tiranës, me 103 infeksione.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re