“Kemi që nga 2003 që e kemi denoncuar problemin tonë tek të gjitha institucionet, tek kryeministria tek ministria, tek ILD. Kam dokumente për të gjithë denoncimet që kam bërë. Në 2016 kam një vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit Vlorë ku është vendosur edhe rivlerësimi i shtëpisë nga debitorët.

Por tani ne nuk kemi më shpresa pasi nuk po gjejmë zgjidhje. Subjekti tjetër është debitori, dhe lekët e pista që merr në Greqi i sjell këtu për të na prishur shtëpinë. Ne kemi kërkuar strehë nga bashkia, përderisa jemi në rrezik shembje. Kan ardhur 4 ekspertë nga Tirana dhe nga Vlora, ku morëm urdhrin e ekzetkutimit sipas vlerësimit që i bënë ata.

U kemi shkuar përmbaruesve shumë herë në zyrë po thonë do presim vendimin e formës së prerë nga gjykata. Nuk di c’të them, as nga bashkia nuk kam më shpresë.
Gjyqtarët janë shumë të korruptuar, ministrja e drejtësisë të shohë rastin tim, të çojë kontrolle në gjykata. Kudo që vete më thonë duam lekë. Më thuaj ti ku të shkoj unë, edhe në fund të dheut shkoj vetëm të shpëtoj nga ky ferr ku jam këtu”- tha qytetarja.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re