Xhaka humbi sezonin për shkak të lëndimit, tifozët e Baselit i bëjnë një surprizë të bukur. Sezoni ndoshta ka mbaruar për Taulant Xhakën, por jo edhe dashuria dhe mbështetja e tifozëve të Basel ndaj tij.

Xhaka ka dëmtuar ligamentin e mesëm kolateral dhe do t’i nënshtrohet operacionit, ndaj nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij në pjesën e mbetur të kampionatit,

Sot, tifozët e skuadrës kanë vendosur që t’i japin mbështetje futbollistit kosovar për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë.

Ata kanë ngjitur një baner para shtëpisë së Xhakës në të cilin shkruhet: “E kuqja është dashuri, e kaltërta besnikëri – Bëhu më mirë Taulant”- Shkruan Gazeta Olle

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re