Skip to content

U dëmtua nga rripi i betonieres, ndërron jetë 45-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, pasi një qytetar ka humbur jetën në vendin e punës.

Sipas raportimeve të para 45-vjeçari me incicialet H.Ll ka vdekur pasi është dëmtuar nga rripi i betonieres.

Thuhet se ai po punonte në një firmë të prodhimit të tubacioneve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Me datë 19.06.2020, në Zallher, në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/shqip