Inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një pallat tjetër në qytetin e Durrësit.

 

Bëhet fjalë për pallatin nr. 122 në lagjen nr.18 në Durrës, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

 

Për prishjen e objektit 8-katësh u përdorën 20 kg lëndë eksplozive, 5500 fitil detonator, ndërsa në trupin e tij u hapën 700 furnella (vrima).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re