Shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë i është vënë shiriti pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Mësohet se nxënësit e kësaj shkolle do të zhvendosen në 2 shkolla të tjera.

26 shkolla në vend janë të dëmtuara nga tërmeti. Pritet që të shemben së shpejti edhe shkolla në Bubq dhe Thumanë, pasi janë të dëmtuara nga tërmeti.

Ndërkohë shkollës “Emin Duraku” në ish-Bllok i është vënë shiriti pasi edhe ajo është e dëmtuar.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra.

Sa i përket dëmeve materiale, ai theksoi se në Tiranë janë 525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa.

Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur. Ai deklaroi në kanë pësuar dëme 26 shkolla në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re