Ministrja e Mbrojtjes njofton se ditën e sotme efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të dy objekteve pesë katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.

Njoftohet se shembja e objektit të parë është parashikuar të ekzekutohet sot rreth orës 15.00. Ndërsa i dyti në vijim të punës së të parit.

Po kështu pritet edhe shembja e dy shkollave në Bubq dhe Thumanë, pasi janë të dëmtuara nga tërmeti.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra.

Sa i përket dëmeve materiale, ai theksoi se në Tiranë janë 525 pallate të dëmtuara, dhe 3100 banesa.

Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur. Ai deklaroi në kanë pësuar dëme 26 shkolla në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re