Emisioni Top Story në Top Channel zbuloi disa rrjete të trafikimit të qenieve njerëzore, duke demaskuar edhe zyrtarë të lartë të përfshirë në këtë skandal.

Ditën e sotme, policia njoftoi se ka vënë në pranga edhe 2 persona të tjerë, mes tyre edhe palestinezin Salim Yousuf.

Salim Sheik Jusuf është një personazh kontrovers, i akuzuar për trafik të arabëve. Emri i tij është përmendur edhe nga Ambasada Palestineze në Tiranë, në një Memo sekrete, që publikoi ekskluzivisht Top Story.

Aty thuhej se Salim shoqërohet me trafikantë dhe pazaret i bënte në një restorant në qendër të Tiranës, pas 15-katëshit. Salim ka qenë nën vëzhgim vazhdimisht nga shërbimi informativ, për shkak se ndaj tij kishte dyshime për trafik të luftëtarëve të ISIS. Këtë akuzë e pohoi edhe një kolegu i tij arab.

Top Story i bën një prezantim të gjatë palestinezit Salim, pasi ai ka qenë më herët edhe bashkëpunëtor i ngushtë me Suela Kacabanin, motrën e Drejtoreshës së Policisë së Kufirit. Të infiltruari e Top Story-t, i kanë bërë një video Salim, i cili u pyet për pazaret e trafikut që bënte Suela.

blob:https://www.facebook.com/96be1daa-a561-4f70-a745-8fdf562abc3f

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re