Skip to content

U denoncua një ditë më parë e zhdukur nga familjarët/ Gjendet e pajetë 48 vjeçarja në Malësinë e Madhe

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjendet e pajetë 48 vjeçarja në Malësinë e Madhe e cila u denoncua ditën e djeshme nga familjarët si e zhdukur.

 

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në  një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara.

 

Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë