Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka dalë në mbrojtje ish deputetit të PD-së Ervin Salianji i cili u dënua me 1 vit heqje lirie për inskenimin e çështjes “Babale”.
Bardhi tha se vendimi për ish-deputetin është dhënë nga një anëtar i bandës së Lushnjës dhe se nuk mund të dënohej kaq shumë.
Ndër të tjera, Bardhi kërcenoi organet e drejtësisë duke thënë se ky vendim nuk do ngelet me kaq.
“Mbajeni mend, në momentin e parë që zotëria do të kalojë në vetting do shikoni se kjo që them unë është e vërtete. Sot Salianji dhe Olldashi janë dënuar nga një anëtar i bandës së Lushnjës. I garantojmë të gjithë qytetarët që ky vendim për dënimin e tyre, jo vetëm nuk do të na ndalë. Sot Ervin Saliajni është dënuar nga banda e Lushnjes. Gjyqtari Artan Gjermeni është anëtar i bandës së Lushnjes, përveçse është militant i Partisë Socialiste”, tha Bardhi.
