Skip to content

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e dy ushtarakëve në Memaliaj, ndalohet një vit pas lirimit nga qelia Pëllumb Çela. Ja shkaku

policia9

Është ndaluar për dhunë në familje Pëllumb Çela, nga Memaliaj, pasi dyshohet se ka goditur vëllanë e tij.

Çela ka një vit që ka dalë nga burgu pasi në vitin 2001, kur ishte vetëm 26 vjeç u dënua me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve Pëllumb Shehaj dhe Sihat Shehaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Memaliaj.

Ushtarakët kushërinj u vranë në një pritë të ngritur ndaj tyre në mesnatën e 7 marsit të vitit 2000, ndërsa udhëtonin me gjithë familjet e tyre drejt Tiranës, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një të afërmes së tyre.

“”