Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është takuar ditën e sotme me këngëtarin Bojken Lako i cili pak kohë më parë u dënua me 3 vite burg për ndërtim pa leje, vendim që më pas iu konvertua në 3 vite shërbim prove.
Manja tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur mund të bëhet që vendimi për shërbimin e provës të mos shihet si i detyrueshëm por si kontribut nga ana e Lakos.
Postimi i Plotë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja:
Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
