Skip to content

U dènua me 4 vite bùrg për tjetërsim pronash, reagon Fran Frrokaj: Nuk kam dijeni!

Ish kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është dënuar me 4 vite bùrg pasi ákùzohet për veprën penále “Shpërdòrim Detyre”. I kontaktuar nga Fax News, ish kryebashkiaku u shpreh: “Nuk kam dijeni. Do flas me avokatin tim”.

Të përfshirë nën ákùzën e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit janë edhe zyrtarë të tjerë. Gjykata e Lezhës dha vendimin: 2 vite bùrg për ish-drejtorin e Hipotekës Artan Djala, 4 vite bùrg për ish-kryetarin e Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka, 1 vit bùrg për nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi, 3 vite bùrg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë.

I pafajshëm është shpallur ish futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj. Fran Frrokaj ishte kryetar i Bashkisë së Lezhës me Partinë Demokratike i zgjedhur në vitin 2015. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u árrèstua në muajin mars të vitit 2018-të me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por më pas gjykáta vendosi që të hètohet në gjendje të lirë.

Kur u kontaktua nga gazetarët, Frrokaj u bind në pafájësi në lidhje me çështjen në fjalë.

“Jam i gatshëm ta filloj këtë aksion për faktin se të gjitha ákùzat që janë bërë kundrejt meje i kam konsideruar jo politike, por banale fare. Unë besoj tek drejtësia, në raport me mua, jo tek drejtësia e përgjithshme, sepse po e shikojme sesi po trajtohet.

Unë besoj se në punën dhe veprimtarinë time, është goxha e vështirë të gjesh argumenta për të dènùar Fran Frrokajn. Unë dhe të gjithë ne e dimë sepse është bërë kjo ndërhyrje“, u shpreh Frrokaj.