Skip to content

U dënua me një vit burg, reagon Salianji: S’ka mafie, s’ka llum, qelbësira që as më ndalin dhe më izolojnë dot

Ish deputeti Ervin Salianji ka reaguar pasi Gjykata e dënoi atë me një vit burg për çështjen “Babale”.

Në një deklaratë për median Salianji shprehet se “nuk ka mafie, nuk ka llum, qelbësira që as më ndalin dhe më izolojnë dot”.

Gjithashtu Salianji shtoi se do ta apelojë vendimin, deri në gjykatën e Strasburgut nëse është nevoja.

“Ky nuk është një kërcënim për burgosje, është një kërcënim për karrierën politike për këdo që denoncon. 

Siç ishte e pritshme është një pretencë e parashkruar më përpara e pabazuar në ligj, e pabazuar në prova dhe fakte por vetëm në dëshirën e kryeministrit. 

Një vendim i dhënë nga anëtari i bandës së Lushnjes që i shërben vetëm rrugës së tij për të hyrë në parti. Kanë tërhequr në llum dhe në një llucë të vogël edhe disa prokurorë. 

Jo vetëm që nuk më tremb por më bën të privilegjuar dhe të motivuar, të jem më i fortë dhe më denoncues me emra konkretë në denoncimin e këtij grupi kriminal. 

Ka disa shkelje të qarta që e bënin këtë vendim të ishte në një konkluzion të tillë që më herët. Nuk ka mafie, nuk ka llum, qelbësira që as më ndalin dhe më izolojnë dot.

Ky nuk është një kërcënim për burgosje, është një kërcënim për karrierën politike për këdo që denoncon. 

Së pari është apelimi dhe ndjekja hap pas hapi edhe deri në gjykatën e Strasburgut që të zbulohet e vërteta. Gjyqtari është shok i Xhafajt dhe me këtë vendim i ka bërë një nder”, u shpreh ish deputeti Salianji. ()