Skip to content

U dënua së bashku me ish ministrin Saimir Tahiri, lirohet Jaeld Çela, ish drejtori i policisë së Vlorës

Ish drejtori i policisë Vlorë eshte liruar nga burgu. Vendimi është dhënë ditën e djeshme nga.Gjykata.e Fierit, e cila ka pranuar kërkesën e mbrojtjes me argumentin se ccela ka kryer 2/3 e dënimit të tij. Kërkesa është depozituar disa ditë më parë nga avokati i.tij mbrojtës petrit Isamili.

Pas shqyrtimit togat e zeza pranuan kërkesën duke urdhëruar lirimin të menjëhershëm ndaj ish zyrtarit të lartë të policisë. Seanca u zhvillua në gjykatën e Fierit për shkak se ai ishte duke vuajtur dënimin në burgun e këtij qyteti.

Kujtojmë se Çela ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Në nëntor të 2017 prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me Ministrin Tahiri ndihmoi bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb