Skip to content

U dënuan për tjetërsimin e pronave në Lezhë/ Policia “dështon” në arrestimin e zyrtarëve, pritet t’i shpallë në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës dështon në arrestimin e të dënuarve.

 

Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

 

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve.

 

I vetmi përsona që ndodhet tashmë në qeli është vetem ish-kryabshkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat e tjerë ende nuk ka asnjë gjurmë.

 

Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombetar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.