Ditën e sotme është depërtuar nga SHBA 56-vjeçari Tomor Çela, i shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.

Ai së bashku me vëllain e tij, janë autor të vrasjes së Elton Danit dhe Ledian Hoxhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 27 nëntor 1997 në rrugën “Bajram Curri”, në Tiranë .

Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani.

Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë.

Tomor Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Për vite me radhë ai ka jetuar në arrati.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re