Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë Myftiut të Shkodrës, i cili u nis ditën e sotme me urgjencë drejt Turqisë për të marrë trajtim të specializuar nga Covidi. Në një shkrim në Facebook, thotë se uron të kthehet në detyrën e tij për të festuar 30-vjetorin e hapjes së xhamisë së Plumbit.

Shkrimi i Metës: I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë, klerikut të nderuar, Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i prekur nga COVID-19.

Ju bashkohem lutjeve të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe besimtarëve, që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij të rëndësishme, për të festuar të gjithë së bashku, 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman dhe mbarë popullin shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re