Një 31-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë.

Pasi u infektua me COVID, Myrtezan Memushaj ishte shtruar më shumë se një muaj në një nga spitalet COVID në Tiranë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 31-vjeçari u dërgua për kurim në Turqi. Mirëpo, Memushaj nuk ka mundur dot që ta mposhtë virusin dhe ka ndërruar jetë në spitalin turk.

Mësoi se i riu nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re