Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Engjell Dakli.

 

Pas u infektua me koronavirus, Dakli shkoi për trajtim në Turqi, ku qëndronte i shtruar prej dy javësh, e fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen.

 

Ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij si Ministër, kryetar bashkie, këshilltar e pedagog.

 

Sot humbi jetën edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello. Ai u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi humbi betejën me COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re