Të dhjetë mjekët që u dërguan në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit kanë nisur punën ditën e martë në spitalin e Breshias. Ndërsa, 20 infermierët do të fillojnë nesër, të ndarë sipas pavijoneve ku janë nevojat më të mëdha.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila pati një lidhje direkte me mjekët në spitalin e Breshias.

MINISTRJA E SHËNDETËSISË BISEDË ME MJEKËT DHE INFERMIERËT, TË CILËT JANË VENDOSUR TASHMË NË SPITALIN E BRESHIAS, NË NDIHMË TË HOMOLOGËVE ITALIANË, NË VIJËN E PARË TË ZJARRIT KUNDËR COVID19 #FORCA

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Dienstag, 31. März 2020

Ermal Pashai, një nga mjekët e dërguar në Itali u shpreh:

“Ne mjekët filluam të gjithë punë sot, infermierët do të fillojnë nesër. Reanimatoret kanë filluar punë në reanimacion, ndërsa unë me gjithë doktoreshën tjetër jemi tek repartet e COVID subintensiv, në repartet e pneumologjisë. Ndërsa doktoresha që vinte nga Instituti i Shëndetit Publik është tek tamponët me gjithë dy mjekë të tjerë. Ndërsa dy mjekë janë vendosur në triazhim. Edhe infermierëve u kanë përcaktuar vendet dhe po i pajisin me veshjet e duhura dhe nga nesër do të fillojnë shërbimin.”

Manastirliu ju shprehu mbështetjen mjekëve dhe u kërkoi që të kujdesen për veten.

“Një këshillë kisha. E para forca dhe kujdes veten të gjithë ju, pra kujdes materialet e mbrojtjes personale, veshja e duhur për të mos rrezikuar veten. E dyta, ju jeni krenaria jonë, ne kemi besim tek ju dhe do të doja që nëpermjet jush dhe gjithë ekipit tjetër t’ju uroja suksese në këtë mission humanitar”, u shpreh Manastirliu.

Italia mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi ne Evropë me 101,739 raste të konfirmuara dhe 11,591 viktima. Spitalet në veri të vendit janë të “mbipopulluar” ndërsa një numër shumë i madh mjekësh kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re