Grupi i infermierëve që u dërguan për të ndihmuar Italinë në luftën kundër koronavirusit janë kthyer në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook disa foto të tyret në aeroportin e Rinasit.

Sipas asaj që shkruan Manastirliu, të gjashtëdhjetë infermierët janë kthyer shëndoshë e mirë.

Postimi:

Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian

Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.

#KrenarePërInfermierët

#BASHKË

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re