Kryeministri Rama zhvilloi një bisedë me kryebashkiakët e zonave të gjelbra, të cilat me urdhrin e kësaj të premte, nga 27 prilli do të kenë më shumë lehtësira. Sipas Ramës, këto zona nuk do të thotë se janë të paprekshme dhe nuk do të thotë që nuk kthehen në zonë të kuqe nëse rregullat nuk zbatohen.
“Është e rëndësishme të merrni masat dhe personalisht të ndiqni nga afër të gjithë zhvillimin e kësaj hapjeje pas një periudhe jot ë vogël të mbyllur. Para se t’i jap fjalën ministres dua t’ju them që së pari do të ketë një fashë të veçantë për pensionistët. Pastaj do ketë një orë pushimi.
Pastaj cilido që dëshiron mund të dalë dhe mund të lëvizë me makinë pa autorizim. Mund të lëvizin vetëm brenda për brenda. Nuk mund të hyjnë nga jashtë brenda dhe as nga jashtë nuk mund të hyjnë brenda. Do angazhohet edhe Policia, se do të penalizohen. Këto kisha porosi. Ju lutem monitoroni situatën personalisht”.
