Është diskuatuar gjatë ditës së sotme në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët në lidhje me afatet e zgjatjes së hetimeve dhe për dy muaj.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku ka shpjeguar dhe shkeljet financiare të gjetura nga KLSH, në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Sipas Tabakut në rastin e Fierit, shteti shqiptar ka derdhur një shumë prej 26 milionë eurosh, edhe pse kontrata nuk ishte zbatuar në terren, pasi nuk kishte ende një tokë se ku ai do të ndërtohej.

PJESË NGA FJALA E KRYETARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, JORIDA TABAKU

Shkeljet e konsideruara nga KLSH që bëjnë pjesë në grupin financiar të shkeljeve. Sipas KLSH-së, përveç pjesës së proçedurës menaxhimit dhe lidhjes së kontratës, zbatimit të kontratës, problematika kryesore me inceneratorin e Fierit është; për një kontratë të lidhur në vitin 2017 që duhej të përfundonte në vitin 2018 kur e panë që nuk po zbatohej, kur filluan dhe paguan 26 milionë euro, deri në momentin kur nuk u zbatua kontrata, sepse nuk kishte një tokë, nuk kishte një pronë, nuk kishte filluar ende zbatimi i kontratës, pagesat vazhdonin, kontrata nuk ndryshoi dhe në kundërshtim edhe me ligjin për menaxhimin e  financave publike, kanë vazhduar dhe kanë paguar një incinerator  cili nuk ekzistonte. 

Shkelja financiare e fundit që lidhet përsëri me grupin e shkeljeve të kontstauara nga KLSH është zgjedhur alternativa e një kontrate 3 milionë euro më të shtrenjë ndërkohë që mund të ishin zgjedhur alternativa t tjera dhe kompania e inceneratorit duke qenë se nuk punonte, nuk prodhonte energji, nuk digjte mbetje, sepse nuk kishte incenerator në Fier, është përfshirë njëkohësisht në skandalin e TVSH-së fiktive. Xhironte fatura TVSH-je të paktë me 15 kompani të cilat ne i kemi të indentifikuara për të justidikuar pagesat që merrte. 

Për të derdhur pagesat që merrte nga thesari dhe këtë e bënte në mënyrë fiktime po me fondet e buxhetit të shtetit. Unë nuk u ndala tek marrëdhënia e kompanisë që nuk kishte asnjë fond, asnjë burim për ta zbatuar këtë koncesion. Merr një kredi bankare të cilën po e paguan edhe sot me buxhetin e shtetit. Nuk u ndala tek pjesa e impianteve të cilat besoj nuk kanë nevojë për asnjë provë të theksojmë se nuk kanë ekzistuar deri vitin e kaluar. 

Por u ndala tek tre elementë kryesorë në të cilën do të fokusojmë hetimin dhe grupin kryesor të shkeljeve që ne gjykojmë për inceneratorin e Fierit. 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re