Biznesmeni Nazmi Çangu, i cili u grabit ditën e djeshme në banesën e tij në Nikël të Krujës, nuk rezulton një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Cangu është një nga dëshmitarët e procesit gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, ku në vitin 2016 deklaroi përpara togave të zeza se i kishte dhënë para borxh biznesmenit Ylvi Beqja.

News 24 bën me dije nga burime pranë policisë së Krujës se borxhi i dhënë ndaj Ylvi Beqias nga biznesmeni i mobilerisë nuk ishte i vetmi pasi Çangu jepte para me fajde.

Duke u nisur nga këto indicia uniformat blu po kryejnë të gjitha verifikimet për të përfituar ndonjë të dhënë që mund t’i çojë në zbardhjen e asaj që ka ndodhur.

Gjithashtu është bërë sekuestrimi i telefonit të biznesmenit për të parë komunikimet e fundit si edhe ka administruar dëshminë e tij në lidhje me karakteristikat fizike të autorëve apo dyshime të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re