Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja ku u përfshi një efektiv i Gardës së Republikës, i cili është shpallur në kërkim pasi dhunoi barbarisht një person. ‘BalkanWeb’ raporton se Mariglen Hoxhallari, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë goditur me shufra hekuri dhe sende të tjera të forta shtetasin Ismet Llesho.

Ky i fundit ka marrë plagë të rënda, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë pas dëmtime kryesisht në pjesën e kokës.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Tiranë. Nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar skenën e dhunshme, është bërë e mundur që të identifikohet vetëm gardisti, ndërsa dy personat e tjerë nuk janë identifikuar ende. 35-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Ndërkohë pritet që personi i dëmtuar të flasë dhe të hedhë dritë mbi ngjarjen, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re