Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e stabilizuar, gjatë ditë pas dhunës nga 4 persona.
Avokat Mëngjesi u transportua dje nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali privat në Athinë.
Pas kërkesës së familjarëve, mjekët e Traumës u konsultuan me mjekët e spitalit në Athinë dhe duke parë gjendjen shëndetësore të avokatit që ishte përmirësuar dhe se mund ta përballonte udhëtimin, u vendos të shkonte me avion sanitar drejt Athinës.
Mëngjesi do të vijojë trajtimin e specializuar mjekësor në spitalin në Athinë, ku që prej ditës së djeshme në spitalin e Traumës nisën tentativat e para për ta nxjerrë nga koma artificiale, duke ulur dozën e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, proces që zgjat.
Mësohet se avokati është transportuar i intubuar dje nga Trauma drejt Athinës. Avioni sanitar që e transportoi ishte i spitalit privat në Athinë.
